Kryeministri i Spanjës: Fillimi i rënies së epidemisë është afër

Evropë

Kryeministri i Spanjës: Fillimi i rënies së epidemisë është afër

Më: 9 prill 2020 Në ora: 13:05
Pedro Sanchez

Të dhënat e reja mbi infeksionet e koronavirusit në Spanjë janë inkurajuese dhe vendi po i afrohet fillimit të rënies së kurbës, tha kryeministri, Pedro Sanchez.

“Ne kemi filluar ta vendosim zjarrin nën kontroll”, i tha Sanchez parlamentit para se të votonte zgjatjen e urgjencës për dy javë të tjera, deri më 26 prill.

Kryeministri u bëri thirrje të gjitha partive politike të bëhen pjesë e paktit të rindërtimit ekonomik pas kësaj krize shëndetësore.

Salla e kuvendit ishte gati bosh dhe shumica e më shumë se 300 deputetëve morën pjesë përmes video-lidhjes, për shkak të një mase ndalimi të lëvizjes.

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve gjatë epidemisë është 14.555, dhe të infektuar me koronavirus janë 146.690.

Qeveria planifikon të lehtësojë kufizimet për kompanitë që u mbyllën gati dy javë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat