Ky është numri i mjekëve që kanë vdekur nga koronavirusi në Itali

Evropë

Ky është numri i mjekëve që kanë vdekur nga koronavirusi në Itali

Më: 9 prill 2020 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Së paku 100 mjekë kanë vdekur nga koronavirusi në Itali.

Të paktën 100 mjekë kanë vdekur nga koronavirusi në Itali, tha të enjten Shoqata Italiane e Mjekëve, raporton CNN.

80 prej tyre punuan në veri të Italisë, zona më e goditur e vendit.

Që nga e mërkura, 13.522 punëtorë shëndetësorë janë infektuar në Itali, sipas Institutit Italian të Shëndetësisë.

Ndërsa Italia hyn në javën e tetë të saj të kufizimeve, ajo ka numrin më të lartë të vdekjeve në botë, me të paktën 17.669 vdekje, sipas Universitetit John Hopkins.

Numri i rasteve aktive të koronavirusit në Itali arriti në 95.262 të mërkurën, me 3.693 persona në njësi të kujdesit intensiv.

Po ashtu, është dita e pestë me radhë që numri i njësisë së kujdesit intensiv ka rënë, me 99 më pak pacientë se një ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat