Koronavirusi/ Studimi: 4 nga 5 të infektuar janë pa simptoma

Evropë

Koronavirusi/ Studimi: 4 nga 5 të infektuar janë pa simptoma

Më: 9 prill 2020 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

4 në 5 persona edhe pse mund të jenë të infektuar me koronvirusin covid-19 nuk ka simptoma.

Ky përfundim vjen nga një një artikull të botuar në Revistën Britanike Mjekësore (BMJ) që komenton të dhënat e bëra publike nga autoritetet kineze.

Të dhënat e reja nga Kina tregojnë se shumica e infeksioneve nga virusi koronavirus nuk shkaktojnë simptoma.

Sipas shifrave nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit Kinez rezulton se katër të infektuar me koronavirus nga pesë janë asimptomatikë pra pa simptoma.

Kështu, sipas këtyre të dhënave u vu re se në Prill 2020, 130 nga 166 të infektuarit e rinj (pra 78% e numrit total të të infetuarëve) të identifikuar ishin asimptomatikë, pra pa simptoma.

Atëhere shtrohet me të drejtë pyetja: Përse duhet të futemi në karantinë apo të izolohemi?

Në këtë artikull, Tom Jefferson, epidemiolog dhe studiues nderi në Center for Evidence-Based Medicine në Universitetin e Oksfordit (Britania e Madhe) deklaron se këto rezultate janë ‘shumë të rëndësishme’.

Ai me këtë rast bën këtë analizë: ‘Sipas këtyre shifrave virusi është kudo. Nëse këto rezultate janë përfaqësuese, atëherë duhet të pyesim veten: Pse të izolohemi?’

Kurse Jefferson dhe Carl Heneghan, përkatësisht drejtori i qendrës dhe redaktori i Revistës Mjekësore Britanike, ‘Journal Evidence Medicine’, bëjnë vlerësimin e pyetjen e mëposhtme:

‘Mos vallë kjo situata vlen për tju përgjigjur pyetjes: a është kolapsi ekonomik çmimi që duhet paguar për të ndaluar apo më saktë vonuar përhapjen e një virusi që tashmë qarkullon midis nesh?’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat