Kryeministri italian: BE mund të shpërbëhet nga koronavirusi

Evropë

Kryeministri italian: BE mund të shpërbëhet nga koronavirusi

Më: 9 prill 2020 Në ora: 16:59
Giuseppe Conte

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka paralajmëruar se Bashkimi Evropian mund të shpërbëhet, në rast se nuk arrin të ndihmojë vendet që u goditën më së shumti nga koronavirusi.

Conte tha se Bashkimi Evropian duhet të ngrihet në ‘sfidën më të madhe të njerëzimit, që nga Lufta e Dytë Botërore’ ose përndryshe rrezikon të shpërbëhet, raportojnë mediet e huaja.

“Është një sfidë e madhe që ka të bëjë me ekzistencën e Evropës”, tha Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte për BBC, duke iu referuar gjendjes në të cilën ka sjellë koronavirusi vendet evropiane.

Komentet u bënë në kohën kur bisedimet kanë ngecur në lidhje me çështjen e dërgimit të pakos shpëtuese financiare në mbarë Evropën. Negocimet për pakon duhej rifilluar të enjten.

Evropa pritet të vuajë një rënie të rëndë këtë vit, pas vendosjes së masave të izolimit për frenimin e përhapjes së COVID-19. Kjo bëri që të ndikojë negativisht në segmentin ekonomik.

Paketa fiskale e BE-së ndaj epidemisë përfshin 3.2 trilionë euro – më e madhja në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat