Francë, 412 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në spitale — mbi 12.000 viktima gjithsej

Evropë

Francë, 412 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në spitale — mbi 12.000 viktima gjithsej

Më: 9 prill 2020 Në ora: 23:05
Ilustrim

Epidemia e koronavirusit ka vrarë gjithsej 12 210 njerëz në Francë, që nga fillimi i saj në mars, përfshirë 8 044 në spital dhe 4 166 në azilet e pleqve, njoftoi sot Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Jérôme Salomon.

“Për herë të parë, që nga fillimi i epidemisë, numri i pacientëve në kujdesit intensiv është zvogëluar në 24 orët, me 7 066 pacientë, 82 më pak se shifrat e djeshme”, tha Salomon .

Në azilet e pleqve bilanci u rrit me 929 vdekje, por numërimi ka filluar vetëm në fund të marsit dhe dje nuk u pvrditësua për shkak të një problemi teknik.

Presidenca tashmë ka paralajmëruar se masat e kontrollit, në fuqi në Francë që nga 17 marsi, do të zgjaten, por nuk ka specifikuar periudhën e kësaj kohëzgjatjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat