100 mjekë italianë kanë vdekur nga Coronavirusi

Evropë

100 mjekë italianë kanë vdekur nga Coronavirusi

Më: 10 prill 2020 Në ora: 10:08
Ilustrim

100 mjekë italianë kanë vdekur nga coronavirusi prej kur pandemia shpërtheu në vendin mesdhetar në muajin shkurt

“Numri i mjekëve që ka vdekur nga Covid-19 është 100 – mbase edhe 1010 në këtë moment, për fat të keq”, ka thënë zëdhënësi i Asociacionit të Mjekëve në Itali për AFP.

Kjo shifër përfshin edhe mjekët që ishin në pension që qeveria filloi t’i thërrasë një muaj më parë që të ndihmojnë në luftën kundër virusit që, sipas shifrave zyrtare, ka marrë 18, 729 jetë në Itali – më së shumti në botë.

Mediat italiane kanë raportuar së rreth 30 infermierë dhe personel tjetër shëndetësor kanë vdekur gjithashtu nga Covid-19.

“Ne nuk mund të lejojmë mjekët dhe personelin tjetër shëndetësor që të shkojnë në këtë luftë pa asnjë mbrojtje kundër virusit. Është një luftë e padrejtë”, ka thënë presidenti i Asociacionit të Mjekëve në Itali Filippo Anelli.

Instituti i Shëndetit Publik në Romë ka vlerësuar se 10 për qind e të infektuarve me coronavirus në Itali punon në sistemin shëndetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat