Shumë njerëz në Europë mund të jenë imun ndaj koronavirusit

Evropë

Shumë njerëz në Europë mund të jenë imun ndaj koronavirusit

Më: 10 prill 2020 Në ora: 14:56
Ilustrim

Shumë njerëz tashmë mund të jenë imun ndaj koronavirusit, me 15% që rezulton se mbajnë antitrupa, thonë ekspertët.

Ekspertët, nga Universiteti i Bonit, thanë se gjetjet e tyre fillestare tregojnë se rreth 15% e qytetit të Gangelt, të quajtur “Wuhan gjerman” kishin antitrupa ndaj Covid-19, shkruan The Sun.

Këta njerëz nuk kishin treguar simptoma dhe nuk mendohej se ishin infektuar më parë, shtuan ata. Kjo shifër është tre herë më e lartë se vlerësimet e mëparshme, dhe nëse është e saktë, shkalla e vdekjes së Gjermanisë është vetëm 0.37%.

Studiuesit po vazhdojnë të testojnë rreth 1.000 njerëz nga 44 familje për antitrupa, si dhe shenja të infeksionit aktual. Gunther Hartmann, një nga drejtuesit e studimit, tha: “15% nuk është aq larg nga 60% që na nevojiten për imunitetin e tufës”.

Ekipi është i sigurt se gjetjet e tyre janë afër shifrave reale për virusin sepse ata kishin zbuluar kaq shumë infeksione të panjohura më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat