“Kemi frikë”/ Brenda spitalit të tmerrshëm britanik, ku një në 4 pacientë humb jetën nga koronavirusi

Evropë

“Kemi frikë”/ Brenda spitalit të tmerrshëm britanik, ku një në 4 pacientë humb jetën nga koronavirusi

Më: 11 prill 2020 Në ora: 10:28
Pamela Mills

Spitali Universitar Croydon është një nga spitalet më të goditura nga pandemia në Britani, ku një në katër pacientë nuk ia del dot të mbijetojë, ndërkohë që stafi mjekësor është “i frikësuar” prej luftës kundër koronavirusit.

Spitali dikur ishte përdorur për kujdesin e të moshuarve, por tani pavijonet jane mbushur me pacientë që vuajnë nga Covid-19.

Kulmi i pandemisë së koronavirusit nuk është regjistruar ende në Mbreterine e Bashkuar, dhe disa shkencëtarë parashikojnë se do të ndodhë në mes të majit, ndonëse ka ende të tjerë që nuk janë fort të sigurt rreth kësaj teorie.

Deri më tani, sëmundja vdekjeprurëse ka marrë jetën e 8,958 njerëzve dhe ka infektuar 70,783.

Gjysma e pacientëve të spitalit aktualisht vuajnë nga sëmundja dhe menaxherët e spitalit po përpiqen në mënyrë të dëshpëruar t’i mbajnë njerëzit të qetë ndërsa nënvizojnë gjithashtu se sa te rendesishme janë masat e distancimit shoqëror. Stafi që punon në spital ndjen frikë, pasi afërsisht një e katërta e pacientëve të pranuar kanë vdekur.

Kryeinfermierja Elaine Clancy i tha Sky News:

“Pacientët janë të frikësuar në mënyrë të kuptueshme, stafi është i frikësuar gjithashtu … të frikësuar për ata që janë shumë rëndë, janë të frikësuar për veten e tyre, të dashurit dhe kolegët e tyre.”

Pamela Mills, e cila mbahet me oksigjen, prej dy javësh e shtruar tregon me dhimbje:

“Nëse ngrihem të shkojë në banjë, deri në momentin kur kthehem në shtrat duhet te luftoj për të stabilizuar frymëmarrjen.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat