Në Itali janë 2 mijë fëmijë dhe të mitur të prekur me COVID-19, rreth 60 prej tyre janë në spital

Evropë

Në Itali janë 2 mijë fëmijë dhe të mitur të prekur me COVID-19, rreth 60 prej tyre janë në spital

Më: 13 prill 2020 Në ora: 15:43
Ilustrim

Italia vazhdon të jetë vendi më i goditur nga COVID-19 në Evropë dhe këtë të dhënë rrëqethëse e dëshmon më së miri fakti, se rreth 2 mijë fëmijë dhe të mitur janë prekur nga coronavirusi, ku rreth 60 prej tyre janë hospitalizuar e në mesin e tyre janë 44 foshnje të porsalindura.

Përfaqësuesi i mjekëve që punojnë në repartet e pediatrisë në Itali, Alberto Villani, gjatë një konference për media ka deklaruar se në kohën e epidemisë së coronavirusit është e nevojshme që fëmijët të vaksinohen sipas programit të paraparë.

“Çdo proces i vaksinimit mund dhe duhet të vazhdojë. Do të thosha edhe më shumë në këtë periudhë”, ka shtuar Villani.

“Të gjithë ata që duhet të vaksinohen gjatë vjeshtës duhet të bëhen gati ta bëjnë një gjë të tillë. Asnjëherë, si këtë vit, nuk do të jetë më e rëndësishme që fëmijët të vaksinohen”, ka thënë për fund pediatri Villani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat