Erdogan refuzon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm për shkak të incidenteve gjatë fundjavës në Turqi

Evropë

Erdogan refuzon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm për shkak të incidenteve gjatë fundjavës në Turqi

Më: 13 prill 2020 Në ora: 17:19
Erdogan

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu sot përshëndeti qëndrimin e presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe popullit të Turqisë pas njoftimit të tij për dorëheqjen nga posti, raporton Anadolu Agency.

Të dielën vonë, Soylu njoftoi se largohet nga posti, duke përmendur incidentet e fundit këtë fundjavë në pjesën më të madhe të vendit para orës policore mbi coronavirusin e ri (COVID-19).

Por, Erdogan nuk e pranoi dorëheqjen e Soylu disa orë më vonë.

Drejtoria e Komunikimit e Turqisë në një deklaratë tha se Soylu “paraqiti dorëheqjen e tij tek presidenti dhe presidenti ynë i tha atij se nuk e ka parë kërkesën si të përshtatshme”.

Soylu në Twitter tha se qëndrimi i Erdogan-it dhe kombit turk, pas hapit të tij të dorëheqjes në shpalljen e orës policore, e ka kanë bërë të ndjehet me “përulje”.

“Mangësitë në hapat e ndërmarrë nën besimin e shtetit dhe kombit tonë janë pranuar si gabim njerëzor dhe ne morëm përgjegjësi të lartë për të rregulluar situatën”, tha ai.

Ai më tej shtoi se vendimi i tij për dorëheqjen ishte pjesë e “përgjegjësisë” për incidentet të premten në mbrëmje.

Soylu në mesazhin e tij në Twitter po ashtu u zotua të vazhdojë t’i shërbejë popullit të Turqisë.

Kur ora policore 48 orëshe në 31 provinca u shpall të premten vonë, e cila ishte caktuar të fillonte në mesnatë, turma njerëzish u mblodhën në shumë dyqane dhe furra buke për të blerë mallra, por shpesh nuk përfillnin rregullat e distancës sociale që kishin për qëllim të pengonin përhapjen e virusit.

Që nga e diela, Turqia raportoi 97 vdekje tjera nga coronavirusi, duke e çuar numrin në gjithsej 1,198. Vendi gjithashtu ka afër 57.000 raste të konfirmuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat