Koronavirusi: Statistika të frikshme të vdekjeve në Belgjikë

Evropë

Koronavirusi: Statistika të frikshme të vdekjeve në Belgjikë

Më: 14 prill 2020 Në ora: 14:36
Ilustrim

Belgjika ka shënuar vdekje të reja nga koronavirusi.

Numri i vdekjeve të lidhura me koronavirusin në Belgjikë është rritur me 262, duke rritur numrin e viktimave të vendit në 4,157 – e pesta më e larta në Evropë.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, numri i vdekjeve në Belgjikë është pas vetëm Italisë, Spanjës, Francës dhe Britanisë së Madhe, raporton BBC.

Transmetuesi kombëtar RTBF ka raportuar se bllokimi i vendit ka të ngjarë të zgjatet deri më 3 maj dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare është planifikuar të takohet të Mërkurën për të diskutuar se kur do ta përfundojë atë.

Ka pasur gjithashtu 530 raste të reja të pacientëve të prekur nga Covid-19 në Belgjikë, duke e çuar totalin në 31 119.

Nga këto, 20.094 janë klasifikuar si raste “aktive” dhe 1,223 persona aktualisht janë në kujdesin intensiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat