Frika për përsëritje të historisë, zjarret ecin drejt zonës famëkeqe të Çernobilit

Evropë

Frika për përsëritje të historisë, zjarret ecin drejt zonës famëkeqe të Çernobilit

Më: 14 prill 2020 Në ora: 15:42
Ilustrim

Si të mos mjaftonte koronavirusi, Ukraina po përballet me një kërcënim të madh. Zjarret masive në pyje po ecin drejt zonës së famëkeqe të ish-centralit të Çernobilit.

Imazhet tregojnë tymin sipër sarkofagut të reaktorit bërthamor të njësisë së katërt, i cili shpërtheu në vitin 1986 dhe u konsiderua si aksidenti nuklear më i keq në botë.

Flakët po djegin zonën rreth fshatit Kriva Gora, në bregun e majtë të lumit Pripyat, ndërsa një tjetër zjarr është 16 rreth milje larg.

Qeveria ukrainase ka hedhur poshtë shqetësimet për një shpërthim , por dëshmitarët kanë shprehur frikën e përsëritjes së katastrofës nëse flakët nuk shuhen.

Zëvendës Ministri i Brendshëm Anton Herashchenko tha se janë prerë pemët pranë stacionit të energjisë së Çernobilit për të parandaluar zjarret që ta arrijnë atë.

"Pemët në pyll janë prerë posaçërisht rreth depozitimit për të shmangur kërcënimin e zjarrit," tha ai. Prej disa ditësh, rreth 400 zjarrfikës po luftojnë kundër një zjarri masiv në zonën përreth ish-centralit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat