Kriza e coronavirusit, presidenti Macron kapet nga kamerat duke “debatuar ashpër” me një punëtor të kujdesit shëndetësor

Evropë

Kriza e coronavirusit, presidenti Macron kapet nga kamerat duke “debatuar ashpër” me një punëtor të kujdesit shëndetësor

Më: 14 prill 2020 Në ora: 17:31
Foto

Një video e publikuar thuhet se tregon presidentin francez Emmanuel Macron derisa “debaton ashpër” me një punëtor të kujdesit shëndetësor.

Sipas medieve të huaja, pamjet të realizuara më 9 prill, janë filmuar disa ditë para se Macron t’i drejtohej një audience rekord televizive prej 36,7 milionë shikuesve mbrëmë për të kërkuar falje për dështimet e qeverisë në trajtimin e krizës së coronavirusit.

Gjatë fjalimit, ai pranoi se ‘ishin bërë gabime’ dhe njoftoi se periudha e izolimit në Francë do të zgjatej deri më 11 maj.

Ndryshe, coronavirusi deri më tani ka marrë 14,393 jetë në Francë.

Pas vizitës së Macron në spitalin Kremlin-Bicetre në Paris, Pallati Elysee lëshoi një video të vetme ku tregohej një infermier duke pyetur presidentin: ‘A mund të duartrokasim njëri-tjetrin ashtu siç bëjnë njerëzit në 8 të mëngjesit?’, i cili pasohet nga duartrokitje të gjata.

Sidoqoftë, një video e dytë e regjistruar në takim, gjatë të cilit Pallati Elysee thuhet se ka ndaluar xhirimet dhe në të cilin asnjë gazetar nuk ishte i pranishëm, tani është lëshuar duke treguar një shkëmbim të ashpër që i parapriu duartrokitjeve.

Në videon e dytë, të ndarë nga sindikata e punëtorëve të spitalit USAP-CGT (L’union syndicale CGT de l’Assistance Publique), Macron i thotë një prej punëtorëve: ‘Ajo që është e vërtetë është që ne nuk kemi bërë për 15 vjet të ulje tarifash spitalore, keni të drejtë’.

Por ai pastaj shtoi: ‘Por unë nuk do të marr përgjegjësinë për asgjë që është bërë më parë’.

Punëtori i përgjigjet duke thënë: ‘Ju e dini, këto punë, ne i bëjmë ato sepse ato janë thirrje’, me Macron duke thënë ‘Unë e di’.

Punëtori vazhdon dhe ndër tjerash i thotë: ‘Ne i bëjmë ata sepse i duam njerëzit, jemi në një spital publik’. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat