Rusia shënon numër rekord rastesh me COVID-19 brenda 24 orësh

Evropë

Rusia shënon numër rekord rastesh me COVID-19 brenda 24 orësh

Më: 15 prill 2020 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Rusia ka raportuar 3 mijë e 388 raste të reja me Koronavirus.

Ky është numri më i madh i shënuar brenda 24 orëve i të infektuarve që prej kur virusi është paraqitur për herë të parë atje, shkruan CNN.

Rusia deri tash me COVID-19 ka të prekur 24 mijë e 490 persona dhe ky virus tashmë ka prekur të gjitha rajonet e këtij vendi, përveç Altai në perëndim të Siberisë që është njeri prej vendeve më së paku të populluara në këtë shtet.

Vetëm Moska si kryeqendër regjistron 14 mijë e 776 raste. Departamenti i Shëndetësisë së këtij qyteti përmes një njoftimi të martën ka thënë se pret që të ketë më pak shtreth në dispozicion në dy-tre javët në vijim.

Prej tyre është thënë se do të punojnë 24 orë për t’u përgatitur që të ofrojnë kujdes mjekësor dhe për t’u përballur me një fluks të pacientëve me Koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat