Franca regjistron rekordin e zi, mjekët kundërshtojnë ashpër Macron!

Evropë

Franca regjistron rekordin e zi, mjekët kundërshtojnë ashpër Macron!

Më: 15 prill 2020 Në ora: 17:19
Macron

Franca ka regjistruar rekordin e saj negative: 762 të vdekur në 24 orët e fundit. Rritet kështu në 15.729 numri total i viktimave për shkak të Covid-19, ndërsa rastet e konfirmuara pozitivë janë momentalisht mbi 103 mijë.

Për doctor Patrick Bouet, president Këshilli Kombëtar i urdhërit të mjekëve francezë, “nuk ka shpjegime mjekësore për të rihapur shkollat” pas 11 majit, siç edhe ka lajmëruar presidenti Emmanuel Macron.

Për Bouet, vendimi “zbulon një mungesë absolute logjike. Nuk e kuptojmë këtë lajmërim të presidentit – tha mjeku për “Le Figaro” – sepse vendimi i parë i tij ishte të mbyllte shkollat kur epidemia mund të përhapej të fëmijët dhe adoleshentët, që do të bëheshin bartës dhe do të fusnin në shtëpi virusin, ndërsa tani shkollat happen të parat. Pse nuk ekziston tani rreziku që ekzistonte në fillim?!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat