Belgjikë, shtyhen deri me datë 3 maj masat parandaluese të përhapjes së Covid-19

Evropë

Belgjikë, shtyhen deri me datë 3 maj masat parandaluese të përhapjes së Covid-19

Më: 16 prill 2020 Në ora: 06:23
Ilustrim

Në mënyrë që të parandalojë përhapjen e koronavirusit, Belgjika ka marrë një vendim që të shtyhen masat e kontrollit në fuqi.

Kryeministrja Sophie Wilmes njoftoi se masat e kontrollit për të frenuar pandeminë e Covid-19, të cilat në Belgjikë janë në fuqi që nga mesi i marsit do të shtyhen deri me datë 3 maj. Ajo ka bërë me dije gjithashtu se asnjë ngjarje masive nuk do të zhvillohet para 31 gushtit.

Deri më tani mbyllja ishte planifikuar deri më 19 prill. Asnjë datë nuk është specifikuar për rihapjen e shkollave dhe bizneseve.

Një tjetër takim në lidhje me krizën është planifikuar për javën e ardhshme për të diskutuar lehtësimin progresiv të kufizimeve, i cili do të zbatohet nga fillimi i majit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat