Të tmerrshme shifrat e vdekjeve që u shënuan mbrëmë në Europë dhe SHBA

Evropë

Të tmerrshme shifrat e vdekjeve që u shënuan mbrëmë në Europë dhe SHBA

Më: 17 prill 2020 Në ora: 08:11
Ilustrim

Bilanci i ditës që u mbyll, është shqetësues për mbarë Europën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbi 6 mijë jetë njerëzish të humbura pas infektimit nga koronavirusi.

Shifrat më të larta i regjistroi SHBA, mbi 2 mijë orët e fundit ndërkohë që përditësimi për 24 orëshin e të enjtes 16 prill vazhdon.

Në Europë, Britania e Madhe regjistroi 861 të vdekur dhe Franca 753 të tjerë, siç shihni tabelën e mëposhtme.

Në Itali vdiqën 525 njerëz kurse në Spanjë, 503 të tjerë. Belgjika pati 417 të vdekur ndërsa rritje shqetësuese pati dhe Gjermania me 248 të vdekur.

Suedia shënoi 130 të vdekur, kurse Holanda 181, shifër e njëjtë me atë të Kanadasë.

Deri pas mesnatës duke hyrë 17 prilli, regjistrohen mbi 145 mijë të vdekur dhe afro 2.2 milionë të infektuar në mbarë botën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat