Muzetë dhe bibliotekat në Austri mund të hapen nga mesi i majit

Evropë

Muzetë dhe bibliotekat në Austri mund të hapen nga mesi i majit

Më: 17 prill 2020 Në ora: 19:12
Një çift qëndron para pikturës The Kiss’ të artistit austriak Gustav Klimt në muzeun Belvedere në Vjenë

Hapësirat kulturore në Austri, përfshirë muzetë dhe bibliotekat mund të rihapen nga mesi i majit në kuadrin e heqjes graduale të bllokimit ndaj koronavirusit, tha qeveria të premten.

Austria e ndërmori hapin e parë për të lehtësuar kufizimet e saj të martën duke lejuar dyqanet DIY, parqet dhe dyqanet e vogla. Dyqanet e tjera dhe parikeritë do t'i ndjekin nga 1 maji.

Qeveria e udhëhequr nga konservatorët thotë se veprimi është marrë herët nga fakti që  infeksionet po rriten me më pak se 1% në ditë dhe kjo bën të mundur rihapjen e disa pjesëve të ekonomisë, por do të bëhen ndryshime nëse infeksionet do të shpeshtohen.

"Nga mesi i majit do të jetë e mundur që vendet e prezantimit të fushës artistike dhe kulturore, patjetër muzetë ... të rihapen," tha nënkancelari Werner Kogler në një konferencë për shtyp, duke shtuar se një datë specifike nuk ishte caktuar akoma.

Ministri për artin dhe kulturën Ulrike Lunacek tha se bibliotekat dhe libraritë gjithashtu do të lejohen të rihapen atëherë, por muzetë federale në pronësi të shtetit, të cilat përfshijnë disa nga atraksionet kryesore të Austrisë si Belvedere në Vjenë ku ndodhet "The Kiss" e Gustav Klimt, mbeten për t'u rihapur vetëm në fund të qershorit.

Një datë specifike se kur në mes të majit të gjitha muzetë do të lejohen të rihapen nuk është caktuar ende, tha Kogler, duke shtuar se ngjarjet e mëdha që përfshijnë shumë njerëz që qëndrojnë ngjitur së bashku, siç janë festivali i muzikës, do të mbeten të ndaluara deri më 31 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat