Koronavirusi ndryshoi mënyrën si komunikojmë, ja disa nga fjalët e reja të shpikura gjatë pandemisë

Evropë

Koronavirusi ndryshoi mënyrën si komunikojmë, ja disa nga fjalët e reja të shpikura gjatë pandemisë

Më: 18 prill 2020 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

Pandemia e koronavirusit ka krijuar një të folur të përbërë vetëm me fjalë të shpikura për situatën.

Kërkues nga universiteti King's College Londër, kanë bërë një listë me fjalë që janë produkt i situatës ku e gjithë bota ndodhet tani.

Fjalë të reja përfshijnë ‘Miley Cyrus’ si sinonim për ‘koronavirus’ dhe ‘sanny’ për dezinfektant.

‘Kovidiot’ është fjala që përdoret për të përshkruar njerëzit që nuk ndjekin rregullat e distancës sociale duke vënë kështu në rrezik jetët e të tjerëve me sjelljet e tyre ‘idiote’.

Australianët kanë krijuar një fjalë për izolimin e tyre, ‘Izo’.

Fjalë të tjera janë ‘izobar’ për një frigorifer të mbushur me pije alkoolike që të mund të shtyhet karantina dhe ‘izodesk’ për tavolinat e njerëzve që janë detyruar të punojnë nga shtëpia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat