Greqia publikon planin e rihapjes: Nga 4 maji qytetarët dalin lirisht, në 18 maj hapen shkollat dhe universitetet

Evropë

Greqia publikon planin e rihapjes: Nga 4 maji qytetarët dalin lirisht, në 18 maj hapen shkollat dhe universitetet

Më: 19 prill 2020 Në ora: 19:30
Foto ilustrim

Greqi  ka shpalosur sot planin e rihapjes nga karantina, pas shifrave ne renie te te infektuarve nga koronavirusi.

Siç shkruajnë mediat greke, më 4 maj është faza e parë e rihapjes. Qytetarët nga kjo datë nuk do të duhet të kërkojnë autorizim për të lënë shtëpitë.

Po ashtu, në këtë datë do të lejohen edhe dyqanet dhe parukeritë të hapen.

Më 11-18 maj janë datat kur do të hapen për herë të parë pas mbylljes kafet, baret dhe restoranet, por po ashtu edhe institucionet arsimore si shkolla dhe universitete.

Hotelet më pas do të hapen në qershor, saktësisht në datën 15 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat