Karantina ‘merr në qafë’ përdoruesit e drogës në Angli, trefishohet çmimi

Evropë

Karantina ‘merr në qafë’ përdoruesit e drogës në Angli, trefishohet çmimi

Më: 20 prill 2020 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Trafikuesit e kokainës e kanë trefishuar çmimin e produktit që shesin që prej vendosjes së masave shtrënguese në Angli. Kjo ka bërë që shumë ta varur ndaj kësaj lënde narkotike të hasin në vështirësi për ta siguruar.

Një grup suporti i quajtur “Cocaine Anonymous” ka paralajmëruar se tashmë në vend mund të “përhapet” një epidemi e re droge dhe alkooli shumë shpejt ndërsa masat shtrënguese për të kontrolluar koronavirusin vazhdojnë të jenë aktive.

Gjithsesi, raporton Mail Online, përcjell abcneës.al, ka edhe persona të tjerë që po e shohin këtë rritje të çmimit si një mënyrë për të hequr dorë nga vesi i tyre.

Clare K, një anëtare e grupit të suportit, e cila ka disa vite që qëndron larg vesit, shprehet se për shkak të detyrimit për të qëndruar në shtëpi, shumë njerëz tashmë po abuzojnë me konsumimin e drogës dhe alkoolit.

Në Britaninë e vazhdojnë të mbeten në fuqi masat shtrënguese për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit ndërsa vendi vazhdon të raportojë një numër të madh viktimash çdo ditë.

Deri më tani, numri i të infektuarve në vend është 120,067, ndërsa ai i viktimave ka arritur në 16,060.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat