Norvegjia rihap çerdhet pas një muaji

Evropë

Norvegjia rihap çerdhet pas një muaji

Më: 20 prill 2020 Në ora: 12:07
Norvegji

Norvegjia, ku epidemia e koronavirusit të ri duket nën kontroll, rihapi sot çerdhet, theksoi një gazetar, hapi i parë për një heqje të ngadaltë dhe progresive të kufizimeve në mbretëri.

Kjo rihapje, që i jep fund pesë javëve e gjysmë të kufizimit për të vegjlit, është justifikuar nga vlerësimet shëndetësore që fëmijët janë kryesisht më pak të rrezikuar nga COVID-19 dhe duhet të lehtësojnë rikthimin e prindërve në punë.

Disa prej tyre kanë shprehur frikë dhe kanë ndërmarrë një fushatë në Facebook “Fëmija im nuk duhet të jetë një lepur laboratori për Covid-19” si dhe një peticion në internet që ka marrë më shumë se 28 000 nënshkrime sot në mëngjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat