Në Paris protestohet kundër izolimit, protestuesit përleshen me policinë

Evropë

Në Paris protestohet kundër izolimit, protestuesit përleshen me policinë

Më: 20 prill 2020 Në ora: 12:26
Në Paris protestohet kundër izolimit, protestuesit përleshen me policinë

Në Paris protestohet kundër izolimit, protestuesit përleshen me policinë

Në kryeqytetin e Francës ka pasur përleshje mes policisë dhe protestuesve. Protestuesit ishin të pakënaqur me trajtimin që policia po ua bën pakicave etnike gjatë masave të izolimit.

Policia përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit që ishin mbledhur në pjesën veriore të kryeqytetit. Ata hidhnin fishekzjarrë në drejtim të forcave të rendit.

Protestuesit ua vunë flakën kontenjerëve të mbeturinave që ndikoi që ajo pjesë të mbushej me tym. Në rrugë më pas u panë policë të armatosur.

Ndryshe, presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka zgjatur afatin e masave për distancim social deri më 11 maj. Franca ditëve të fundit ka shënuar rënie të numrit të viktimave, por qeveria ende nuk mendon se është koha e duhur për largimin e masave.

Franca është një ndër shtetet më të prekura nga koronavirusi në Evropë, pas Spanjës dhe Italisë, shkruan “Daily Mail”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat