Bie cunami pandemik në qytetin e Bergamos/ Urgjenca e spitalit bosh për herë të parë pas një muaj e gjysmë

Evropë

Bie cunami pandemik në qytetin e Bergamos/ Urgjenca e spitalit bosh për herë të parë pas një muaj e gjysmë

Më: 20 prill 2020 Në ora: 17:17
Ilustrim

Nuk duken më barela me bombula oksigjeni dhe nuk ka as rreshta të gjatë me pacientë që rrinë më padurim duke pritur të shtrohen në spital.

Për herë të parë brenda një muaj e gjysmë, dhoma e urgjencës së spitalit Papa Giovanni XXIII në Bergamo është bosh. Korridoret janë të lira dhe salla e pritjes është pothuajse e qetë.

Fotografia që po japim na jep një ide se si, 45 ditë më vonë, simboli i luftës dhe rezistencës kundër Covid 19, në spitalin e parë në provincën italiane më të goditur nga koronavirusi, është çliruar nga presioni i ditëve të këqija, që dukeshin se nuk do të mbaronin kurrë, shkruajne mediat italiane.

“Ditët që dukeshin pa mbarim. Le të marrim frymë përsëri”, thonë mejku Papa Giovanni

Në mes të emergjencës shëndetësore, numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar në spital për infeksionin e koronavirusit, deri para pak ditësh kishte arritur në 500 pacientë kurse tani ka rënë në 298.

“Më në fund kemi dalë nga faza akute”, thotë Luca Lorini, kreu i Kujdesit Intensiv.

Në kujdesin intensiv, numri i shtretërve të zënë mbetet i qëndrueshëm: rreth shtatëdhjetë. Lehtësimi progresiv I numrit të shtretërve ka bërë të mundur që ato të jenë në dispozicion të personave me patologji të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat