Dy muaj izolim Francës do t’i kushtojnë 120 miliardë euro

Evropë

Dy muaj izolim Francës do t’i kushtojnë 120 miliardë euro

Më: 21 prill 2020 Në ora: 11:51
Ilustrim

Vëzhguesi Ekonomik Francez tha se izolimi dymujor Francës pritet t’i kushtojë 120 miliardë euro në humbje të të hyrave, ndërsa kursimet e detyrueshme pritet të arrijnë në 55 miliardë euro.

“Gjatë izolimit, prodhimi vendor ka rënë për 32 për qind”, thuhet në raportin e këtij institucioni. Aty gjithashtu thuhet se gati 60 për qind e rënies së të hyrave kombëtare është pësuar në administratën publike dhe 35 për qind nga bizneset.

Në këtë raport thuhet se shpejtësia e rimëkëmbjes ekonomike të Francës varet nga ajo se sa do të shpenzojnë francezët pas largimit të masave kufizuese, shkruan “France 24”.

Megjithatë, ndonëse francezët i kanë kursyer 55 miliardë euro gjatë kësaj periudhe, ata nuk pritet t’i shpenzojnë kursimet shpejt ose në mënyrë të plotë për shkak të paqartësive të shkaktuara nga virusi, theksohet në raport.

Të hënën, Ministria e Punës tha se 9.6 milionë francezë janë detyruar të mbesin pa punë përkohësisht. Javën e kaluar, ministri i buxhetit, Gerald Darmanin, tha se deficiti buxhetor i Francës për këtë vit pritet të arrijë në 9 për qind të prodhimit ekonomik, që paraqet rekord në dekadat e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat