Numri i vdekjeve të vërteta të Covid-19 në Angli shumë më i lartë se që ishte raportuar më parë

Evropë

Numri i vdekjeve të vërteta të Covid-19 në Angli shumë më i lartë se që ishte raportuar më parë

Më: 21 prill 2020 Në ora: 13:17
Ilustrim

Ndryshojnë statistikat e vdekjeve nga koronavirusi në Angli dhe Uells.

Numri i vërtetë i vdekjeve nga Covid-19 në Angli dhe Uells ishte dukshëm më i lartë në periudhën deri më 10 prill sesa ishte raportuar më parë nga qeveria, tregojnë shifrat e reja.

Në atë kohë, shifrat zyrtare deklaruan se 9,288 njerëz kishin vdekur nga Covid-19.

Por shifrat e publikuara të martën nga Zyra e Statistikave Kombëtare (ONS) zbuluan se numri i vërtetë ishte 13,121. Kjo është 41% më shumë, raporton Cnn.

Mospërputhja është për shkak se shifrat fillestare të qeverisë regjistrojnë vetëm ata që vdiqën në spital pasi testuan pozitive për Covid-19.

Numrat më të plotë të ONS pasqyrojnë të gjithë, çertifikata e vdekjes e të cilëve regjistron një rast të Covid-19 – edhe nëse dyshohet vetëm, dhe nëse ata vdiqën apo jo në spital.

Shifrat e reja tregojnë gjithashtu se 1.043 vdekje nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar kanë ndodhur në shtëpitë e kujdesit.

Brengat dhe shqetësimet janë ngritur gjatë javëve të fundit për mungesën e pajisjeve mbrojtëse dhe testimin në ato ambiente. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat