Spanja kap terroristin e ISIS që pozonte me koka të prera

Evropë

Spanja kap terroristin e ISIS që pozonte me koka të prera

Më: 21 prill 2020 Në ora: 18:54
Ilustrim

Autoritetet spanjolle publikuan sot pamje dramatike të aksionit për kapjen e një nga terroristëve më të kerkuar të ISIS në Evropë.

Pas aksionit në Almeria burimet vendase thonin se i shumë-kërkuari është egjiptiano-britaniku Abdel-Majed Abdel Bary.
Në pamje duken të dyshuarit e kapur me batanije në kokë, që nxirren nga apartamenti prej oficerëve.

Kreu i anti-terrorizmit në Francë, Jean-Charles Brisard, tha se një nga të dyshuarit është 27-vjeçari Abdel-Majed Abdel Bary nga Londra.
Në një koment ai thoshte se “Spanja kap xhihadistin kryesor të ISIS në Evropë”.

I dyshuari i rrezikshëm Abdel-Majed Abdel Bary është një ish-reper nga Maida Vale në Londër, që ka pasur njëfarë suksesi me muzikën e tij dhe është luajtur në rrjetin BBC Radio, para se, siç supozohet, iu bashkua ISIS në Siri.

Ai është fotografuar atje në 2015 duke pozuar me një kokë të prerë, në formë kërcënimi.
Në deklaratën e policisë spanjolle thuhej se i arrestuari është egjiptian por nuk njoftohet identiteti i tij.
Ata shtonin se i dyshuari është i një profili të lartë dhe ka prodhuar “përmbajtje të dhunshme audio-vizuale”.
“Si pjesë e karrierës së tij në ISIS, ai është përfshirë në disa media audiovisuale dhe shtypin e shkruar, ku ka përshkruar aktivitetin në organizatën terroriste me imazhe të rënda dhe krime nga zonat e konfliktit.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat