Shpresa për pushimet verore, Presidentja e KE-së: Do të gjejmë një zgjidhje

Evropë

Shpresa për pushimet verore, Presidentja e KE-së: Do të gjejmë një zgjidhje

Më: 22 prill 2020 Në ora: 11:10
Ilustrim

Në një kohë kur pothuajse e gjithë bota është izoluar nga koronavirusi, pyetja më e shpeshtë është nëse do kemi pushime verore.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka dhënë një përgjigje premtuese duke thënë se këtë vit, pushimet mund të jenë ndryshe nga herët e tjera.

Ajo shprehet optimiste dhe i jep kurajë njerëzve që mezi i presin pushimet e verës, të cila mund të anulohen nga virusi vdekjeprurës që ka izoluar vendet dhe ka mbyllur kufijtë.

Në një intervistë për gazetën portugeze Expresso, Leyen tha: “Unë mendoj se do të gjejmë zgjidhje të zgjuara për pushimet verore. Ndoshta pak ndryshe me masa të reja higjenike, me më shumë distancim social, kështu që jam optimiste për pushimet e verës”.

Komentet e saj erdhën një javë pasi njerëzit u shqetësuan nga deklarata e saj ku këshillonte që të anulojnë planet për verë.

Gjithashtu mohoi se BE mund të shkatërrohet ndërsa vendet anëtare argumentojnë mbi planet për të ndarë borxhin me vendet më të goditura nga pandemia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat