Ukraina zgjat masat e bllokimit, pritet piku i Covid-19 në fillim të majit

Evropë

Ukraina zgjat masat e bllokimit, pritet piku i Covid-19 në fillim të majit

Më: 22 prill 2020 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Ukraina do të zgjasë masat e bllokimit për shkak të Covid-19  deri më 11 maj pasi parashikimet tregojnë se piku i pandemisë do të jetë në fillim të muajit të ardhshëm.

"Ne duhet t'u tregojmë njerëzve saktësisht se kur dhe çfarë do të hapet dhe cili është plani i veprimit të qeverisë," thuhet në një deklaratë nga zyra e Presidentit Volodymyr Zelensky.

"Incidenca e pikut pritet në fillim të majit. Njerëzit duhet të kuptojnë nëse do të jetë e mundur të shëtisin nëpër parqe, të shkojnë te parukierët, noterët, avokatët dhe bizneset e tjera ".

Qeveria po shqyrtonte mundësi të ndryshme për të modifikuar kufizimet e koronavirusit për të rritur moralin e qytetarëve dhe për të ndihmuar në rifillimin e ekonomisë, sipas deklaratës.

Deri më tani në Ukrainë janë shënuar 174 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 6,592 të infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat