Spanja arreston një militant të ISIS-it

Evropë

Spanja arreston një militant të ISIS-it

Më: 22 prill 2020 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Policia e Spanjës e ka arrestuar njëri prej luftëtarëve më të kërkuar të grupit ekstremist Shteti Islamik.

Qeveria spanjolle tha se ai u arrestua në qytetin Almeria.

Burri nga Egjipti i cili ka luftuar në Irak dhe Siri, po fshihej në një apartament bashkë me dy persona tjetë të cilët gjithashtu janë arrestuar dhe po identifikohen nga ana e policisë, tha Ministria e Brendshme përmes një komunikate.

Një burim i sigurisë evropiane tha se i arrestuari është Abdel Majed Abdel Bary.

“Ky arrestim është shumë domethënës”, tha burimi, raporton agjencia Reuters, transmeton rel.

“I arrestuari ka kaluar disa vite në Siri dhe Irak dhe ka qenë i përfshirë në krime të cilat kanë tërhequr vëmendjen e policisë dhe njësive të inteligjencës evropiane”, thuhej në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat