Ish-kryeministri i Italisë: Vala e madhe e Covid-19 kaloi, të rihapet vendi

Evropë

Ish-kryeministri i Italisë: Vala e madhe e Covid-19 kaloi, të rihapet vendi

Më: 23 prill 2020 Në ora: 18:44
Ilustrim

Ne duhet të rihapemi, deklaroi sot ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, lidhur me çështjen e rihapjes së vendit, pas kalimit të pikut të pandemisë së koronavirusit.

”Në siguri të plotë, por të rihapemi”, këmbënguli ai.

”Kostoja ekonomike e kësaj krize do të jetë shkatërruese dhe çdo javë që humbasim na kushton 10 miliardë euro”, tha Renzi.

”Është e vërtetë që shëndeti vjen i pari. Por, është e dukshme për të gjithë se vala e madhe ka kaluar dhe, në vend që të vazhdojmë të mbajmë të bllokuar gjithçka, duhet të përqendrohemi që të rifillojmë”, shtoi ai.

”Të mbajmë mbyllur vetëm zonat e kuqe, jo të gjithë vendin. Italia është një vend i madh, i shkëlqyer, prandaj le të vazhdojmë”, deklaroi sot ish-kryeministri italian, Matteo Renzi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat