Belgjika regjistron rreth 43 000 raste me COVID-19

Evropë

Belgjika regjistron rreth 43 000 raste me COVID-19

Më: 23 prill 2020 Në ora: 20:53
Ilustrim

Gjatë 24 orëve të funditm në Belgjikë janë regjistruar 908 raste të reja, duke e çuar në 42 797 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në vend.

Në një deklaratë nga Qendra e Krizës në Belgjikë thuhet se me 908 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve me COVID-19 është rritur në 42 797, ndërsa me 230 vdekje të reja numri i viktimave arriti në 6 490.

Në të njejtën periudhë kohore janë shtruar në spital 211 persona, ndërsa 367 të tjerë janë shëruar.

Numri i personave nën kujdesin intensiv është ulur me 27, duke arritur në 993.

Që nga fillimi i pandemisë dhe deri tani, numri i vdekjeve është rritur në 6 490, ku 45% e tyre janë regjistruar në spitale, ndërsa 53% në shtëpitë e të moshuarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat