Spitalet ruse drejt kolapsit/ Mediat përgënjeshtrojnë raportimet e qeverisë për COVID-19

Evropë

Spitalet ruse drejt kolapsit/ Mediat përgënjeshtrojnë raportimet e qeverisë për COVID-19

Më: 23 prill 2020 Në ora: 21:06
Rusi

Megjithëse zyrtarët shëndetësorë pretendojnë se shifrat e infeksionit janë në rënie, kryebashkiaku i Moskës ka paralajmëruar se qyteti do të mbarojë shtretërit spitalor muajin tjetër teksa kriza e koronavirusit në Rusi po përshkallëzohet.

Kryetari i bashkisë Sergei Sobyanin, u bëri thirrje autoriteteve të rrisin kapacitetin spitalor, duke thënë se 80,000 shtretër do të nevojiten në të gjithë vendin deri në mesin e majit dhe 30,000 vetëm në kryeqytet.

Një ngjarje e rëndë është raportuar në një spital në St Petersburg, I cili u mbyll me 700 pacientë dhe mjekët të bllokuar brenda pas një shpërthimi të madh të koronavirusit brenda ambienteve spitalore.

Ky lajm u publikua në të njëjtën kohë kur ekipi i Rusisë për përgjigje të koronavirusit raportoi zyrtarisht 4,774 raste të reja të enjten – dita e dytë me rënie.

Kishte 5,236 raste të raportuara të mërkurën dhe 5,642 të tjera të raportuara të martën.

Rusia njoftoi gjithashtu 42 vdekje të tjera të enjten, nga 57 raportuar një ditë më herët.

Kjo ka çuar në pretendime se qeveria nuk është transparente në lidhje me shkallën e vërtetë të krizës së koronavirusit të vendit.

Një radhë e rrufeshme e ambulancave me pacientë të dyshuar Covid-19 u filmua në një spital në Noginsk, rajoni i Moskës.

Ndërkohë mjekët në një spital tjetër afër Moskës thirrën tek shërbimi sekret të FSB për mungesat e pajisjeve të mbrojtjes personale pasi 52 mjekë u diagnostikuan me koronavirus.

Autoritetet e Moskës nxituan të shtonin më shumë shtretër spitalor javën e kaluar, nga frika se mos po i mbaronin hapësirat.

Banorët e Moskës lejohen vetëm jashtë për të blerë ushqime ose ilaçe aty pranë, të marrin trajtim mjekësor, të ecin me qentë ose të nxjerrin mbeturinat. Javën e kaluar, autoritetet futën një sistem të lejeve dixhitale për këdo që dëshiron të udhëtojë me transport, shkruan “Mail”.

Ministria e Komunikimeve Ruse tha vonë në të mërkurën se kishte plane për të nxjerrë një sistem të ngjashëm në 21 rajone, duke kërkuar nga punëdhënësit të furnizojnë listat e stafit nëse kompanitë e tyre u ishte dhënë leje për të vazhduar punën pavarësisht bllokimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat