“Pushime falas për këdo që mposht virusin!” – Biznesmeni habit me premtimin

Evropë

“Pushime falas për këdo që mposht virusin!” – Biznesmeni habit me premtimin

Më: 24 prill 2020 Në ora: 10:23
Ilustrim

Pushime falas në disa rajone të Italisë për të gjithë ata që mposhtin koronavirusin.

#Hosconfittoilcovid19 është nisma e Matteo Cassiano, një biznesmen italian nga Kalabria, i cili merret me vlerësimin e pronave imobiliare dhe promovimin e territoreve italiane.

“Duke nisur nga 1 qershori, kush ka mposhtur virusin mund të prenotojë pushimet në Kalabri, Marina di Tortora, Praia a Mare të San Nicola Arcella; në Basilicata të Maratea; në Sardegna të Porto Cervo, Arzachena; në Toskanë, Forte dei Marmi dhe në Lombardi, Lazio, Milano dhe Romë, për gjithë ata që synojnë turizmin kulturor”, thuhet në njoftim.

Kjo nismë parashikon pushime falas për gjithë ata që kanë qenë në terapi intensive dhe janë shëruar, të cilët mund të shijojnë pushimet falas.

Ndërsa për mjekët dhe infermierët që për shkak të virusit duan të rrinë larg familjeve, vë në dispozicion disa banesa ku mund të rrinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat