Me temperaturë të lartë për pesë ditë, 24 vjeçari vdes në shtëpi në pritje të tamponit

Evropë

Me temperaturë të lartë për pesë ditë, 24 vjeçari vdes në shtëpi në pritje të tamponit

Më: 24 prill 2020 Në ora: 11:33
Ilustrim

Një 24-vjeçar humbi jetën në shtëpinë e tij këtë mëngjes në Xhenova të Italisë.

I riu, i cili vuante nga sëmundja e Crohn, kishte pesë ditë me temperaturë dhe ethe të larta.

Mjeku i tij kishte kërkuar ditët e fundit që i riu t’i nënshtrohej një tamponi por nuk e realizua diçka e tillë dhe tashmë do të kryhet në trupin e tij pas vdekjes, shkruan Ansa.

Mjekët e 118 dhe agjentët e stacionit policor shprehen se po ndjekin me vëmendje ngjarjen.

“Pas kryerjes së kontrolleve të duhura, Zyra e Shëndetit dhe e Shëndetit Publik ASL3, një strukturë përgjegjëse dhe kompetente në çështjet për zonën metropolitane, komunikon se ky shërbim nuk ka pranuar asnjë kërkesë për diagnostikim molekular me shtupë rino-orofaringjike për hulumtime të Covid-19 në shtëpi ”për djalin 24 vjeçar që vdiq sot në Xhenova dhe për të cilin kishte dalë lajmi i parë ishte kërkuar nga shtupi i orofaringjit”, thuhet në njoftim.

Asl3 shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat