Plani i Austrisë për hapjen e shkollave ​​muajin tjetër, klasat do të ndahen në dy grupe

Evropë

Plani i Austrisë për hapjen e shkollave ​​muajin tjetër, klasat do të ndahen në dy grupe

Më: 24 prill 2020 Në ora: 17:44
Ilustrim

Austria, e cila po lehtëson masat e karantinës, njoftoi se shumica e nxënësve do të kthehen në shkolla më 18 maj dhe klasat do të ndahet në dy grupe, me klasa përgjysmë për të siguruar distancën fizike.

Ndërsa shkollat ​​do të hapen zyrtarisht të premten, 15 maj, mësimet do të fillojnë praktikisht të hënën, 18 maj, tha ministri i Arsimit, Heinz Fassmann.

Shumica e klasave do të ndahen në dy grupe, njëra për të ndjekur mësimet nga e hëna deri të mërkurën dhe tjetra nga dita e enjte dhe e premte.

Javën e kaluar, Danimarka zbuti masat që i kishte vendosur për të ndalur përhapjen e coronavirusit dhe hapi shkollat dhe kopshtet, por shqetësimet se ato mjedise mund të bëhen një vend për përhapjen e infeksionit kanë bërë që mijëra prindër të mbajnë fëmijët e tyre në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat