Belgjikë, mbi 6.900 viktima nga COVID-19

Evropë

Belgjikë, mbi 6.900 viktima nga COVID-19

Më: 25 prill 2020 Në ora: 17:29
Belgjikë

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1 032 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e të infektuarve në mbi 45 000.

Në një deklaratë nga Qendra e Krizës në Belgjikë thuhet se me 1 032 raste të reja, numri i rasteve me COVID-19 në vend është rritur në 45 325.

Githashtu janë raportuar 241 viktima të reja, duke arritur në 6 917 vdekje gjithsej.

Gjatë 24 orëve të fundit 217 persona janë shtruar në spital ndërsa 295 janë shëruar.

Numri i personave në kujdesin intensiv është ulur me 36 persona duke rënë në 934.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat