Publikohet bilanci i viktimave në 24 orët e fundit në Itali

Evropë

Publikohet bilanci i viktimave në 24 orët e fundit në Itali

Më: 25 prill 2020 Në ora: 18:34
Ilustrim

Brenda 24 orësh, në Itali janë shënuar 415 viktima nga koronavirusi.

Siç raportojnë mediat italiane, brenda të njëjtës periudhë janë konfirmuar po ashtu edhe 2 mijë e 357 raste të reja me koronavirus.

Deri tani, në Itali nga COVID-19 kanë vdekur gjithësej 26 mijë e 384 persona.

Po ashtu, gjatë ditës së fundit atje janë regjistruar edhe 2 mijë e 622 persona të shëruar, teksa numri i përgjithshëm ka arritur në 63 mijë e 120.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat