Flet për herë të parë gruaja që mori vaksinën testuese kundër koronavirusit në Britani

Evropë

Flet për herë të parë gruaja që mori vaksinën testuese kundër koronavirusit në Britani

Më: 26 prill 2020 Në ora: 21:46
Dr Elisa Granato

Një mikrobiologe, e cila ishte ndër të parët vullnetarë që mori pjesë në testimin e koronavirusit të Oksfordit, ka ndarë një video duke thënë se ajo është “më shumë se e gjallë”, pasi filluan të përhapeshin lajme të rreme se ajo kishte vdekur.

Dr Elisa Granato ishte ndër të parat vullnetare që iu dha vaksina kundër koronavirusi në Oksford kur filloi testi të enjten, shkruan Daily Mail.

“Jam më se e gjallë. Jam duke pirë çaj dhe është e dielë, 26 prill, tri ditë pas ditëlindjes sime. Tri ditë pasi e kam marë vaksinën”, deklaroi ajo në video.

Dr Granato u shfaq në media të enjten ndërsa qindra vullnetarë aplikuan të marrin vaksinën e koronavirusit, ose të jenë pjesë e një grupi kontrolli, të cilëve do injektohen me vaksinën e meningjitit.

Shkencëtarët në Institutin Jenner, Universiteti i Oksfordit, filluan testimin e parë njerëzor në Evropë duke administruar të injektuarit. Ata zhvilluan vaksinën në më pak se tre muaj. Më shumë se 800 vullnetarë do testohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat