Bie numri i pacientëve me koronavirus në Belgjikë

Evropë

Bie numri i pacientëve me koronavirus në Belgjikë

Më: 28 prill 2020 Në ora: 00:15
Foto ilustrim

Belgjika ka njoftuar për numrin më të ulët të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë shëndetësore në spitalet e vendit.

Gjatë 24 orëve të fundit vetëm 127 persona kërkuan ndihmë mjekësore.

Ky është numri më i ulët që nga 18 marsi.

Belgjika është një nga vendet më të goditura në botë nga pandemia e koronavirusit.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve është 7,207 ndërsa  i të infektuarve është 46,687.

Autoritetet kanë njoftuar se që nga 4 maji do të fillojnë me lehtësimin e masave të izolimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat