​Belgjikë, 134 të vdekur nga koronavirusi

Evropë

​Belgjikë, 134 të vdekur nga koronavirusi

Më: 28 prill 2020 Në ora: 13:43
Foto ilustrim

Në Belgjikë, në 24 orët e fundit, 647 njerëz janë infektuar me koronavirus dhe 134 kanë vdekur.

Qendra e Shëndetit Publik vlerëson se tendenca në rënie e rasteve po vazhdon dhe se do të jetë e mundur që nga 4 maji të zbatohet faza e parë e zbutjes së masave kufizuese.

"Ne besojmë se rreziqet mund të jenë të kufizuara dhe të kontrolluara me kusht që të vazhdojmë të mbrojmë ata që janë më të prekurit, më të moshuarit dhe ata me probleme shëndetësore," tha Qendra e Shëndetit Publik.

Autoritetet belge kanë marrë vendimin për të mbajtur maska mbrojtëse në transportin publik për këdo mbi moshën 12-vjeç..

Transporti urban duhet të kthehet nga orari i reduktuar në orarin e plotë nga 4 maji. Masat e marra nga qeveria federale parashikojnë hapjen e të gjitha dyqaneve nga data 11 maj.

Shkollat janë planifikuar të rifillojnë punën nga 18 maj, me restorante dhe kafene vetëm në qershor, nëse situata me COVID-19 mbetet e qëndrueshme.

Të gjitha masat për të liruar kufizimet në Belgjikë nënkuptojnë detyrimin për të mbajtur maska mbrojtëse dhe distancë shoqërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat