Mali i Zi ka më shumë të shëruar sesa të infektuar me coronavirus

Evropë

Mali i Zi ka më shumë të shëruar sesa të infektuar me coronavirus

Më: 28 prill 2020 Në ora: 20:22
Foto

Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi njoftoi të martën se edhe nëntë persona, të diagnostikuar më herët me coronavirus, janë shëruar.

Me këtë shifër, numri i të shëruarve në këtë vend shkon në 199, ndërsa në fazë të shërimit janë 115 pacientë.

“Me kënaqësi mund të them se në Mal të Zi ka më shumë të shëruar sesa të infektuar me COVID-19 [sëmundjen që e shkakton coronavirusi]”, tha Senad Begoviq, ndihmës i drejtorit të Institutit malazez të Shëndetit Publik.

Në Qendrën Klinike të Malit të Zi aktualisht janë të shtrirë tetë pacientë. Prej tyre, pesë janë në Klinikën Infektive dhe janë në gjendje stabile, një tashmë ka dalë negativ në testin për coronavirus, ndërsa dy pacientë janë të vendosur në respiratorë.

Në Mal të Zi kanë humbur jetën shtatë pacientë me coronavirus. /rel/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat