Në Serbi, nga e hëna, hapen restorantet dhe qendrat tregtare

Evropë

Në Serbi, nga e hëna, hapen restorantet dhe qendrat tregtare

Më: 28 prill 2020 Në ora: 22:57
Foto ilustrim

Serbia, ku gati 170 njerëz kanë vdekur nga COVID-19, do të lehtësojë më tej masat e kufizimit, me rihapjen së shpejti të restoranteve, dyqaneve me pakicë dhe transportit publik, njoftuan sot autoritetet.

“Restorantet dhe kafenetë do të rihapen nga e hëna, duke respektuar distancimin social dhe duke marrë të gjitha masat paraprake”, tha për gazetarët epidemiologu Branislav Tiodorovic.

Vendi me shtatë milionë banorë, në të cilin 8 500 persona në total janë infektuar me koronavirusin e ri, filloi më 24 mars lehtësimin e masave kufizuese, në veçanti duke autorizuar rihapjen e dyqaneve të vogla.

Parukeritë dhe palestrat u kthyen në biznes të hënën.

“Trenat dhe autobusët ndërqytetas do të jenë në gjendje të lëvizin nga java e ardhshme, ashtu si edhe transporti publik”, tha Tiodorovic.

I njëjti burim tha se qendrat tregtare mund të hapen më 8 maj.

Kopshtet e fëmijëve dhe qendrat e kujdesit ditor në shkollat ​​fillore do të rihapen më 11 maj.

Në fund, trafiku ajror mund të rifillojë më 18 maj, duke u bërë edhe koordinimi me vendet e tjera. Aeroporti i Beogradit është mbyllur që nga 19 marsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat