Mungesën e shtetit po e zëvendëson mafia, në Itali

Evropë

Mungesën e shtetit po e zëvendëson mafia, në Itali

Më: 29 prill 2020 Në ora: 07:50
Foto ilustrim

Në Italinë fqinje, një kronikë e gazetarit të njohur të “Le Iene” Giulio Golia ka shakaktuar reagime të jashtëzakonshme.

Mungesa e ndihmës së shtetit në zonën e Napolit, po i lë hapësirë mafies dhe krimit të organizuar, të veprojë për qëllime të vetat, përfshi edhe pastrimin e parave.

Nuk vdes vetëm prej koronavirusit, por edhe nga uria.

Giulio Golia ndodhet në lagjet popullore të Napolit dhe jo vetëm, por mbetet thuajse pa fjalë, sepse në këtë krizë të madhe, mesa duket po infiltron krimi i organizuar.

Dhe pohon se po e bën në një mënyrë, që nuk lë vend për dyshime. Kronika: Dhe prezantohet me mirësi, një herë si ai që të jep para borxh, të bën pazaret, të ndihmon. Dhe kështu forcohet mbështetja që merr nga njerëzit, gjë, që e ndihmon të rritet e të veprojë… Sepse mafia për të ekzistuar ka nevojë për mbështetje popullore… Dhe aty ku nuk hyn dot rrjeti i jashtëzakonshëm i solidaritetit, që është krijuar në Napoli, na rezulton se hyn Camorra që sjell pako ushqimore të nevojave primare.

Golia vëren se kjo nuk po ndodh vetëm në Itali, por në te gjithë botën. P.sh ne Meksikë. Kjo është video e shpërndarë në rrjetet sociale nga familja e El Chapo, udhëheqës i padiskutueshëm i narkotrafikut, dënuar në ShBA me burgim të përjetshëm.

Por mafia nuk vepron kurrë për bamirësi, ajo jep një borxh të lartë, që do kërkojë shpagimin sapo të përfundojë situata e emergjencës.

Ata që sot marrin ndihmat nesër do duhet t’i shlyejnë, sepse konsiderohen borxh jete.

“Shteti nuk na jep asnjë ndihmë Shteti na ka braktisur. Kur të shkosh në tv duhet t’i thuash shtetit të na ndihmojë. Nuk jemi kafshë, por qenie njerëzore. Na thanë që do të na japin 600 euro, por kur vijnë këto 600 euro?”

Krimi i organizuar nuk mbyllet në karantinë, mafiet pasurohen në momente krize… Jemi të gjithë të përqendruar tek emergjenca shëndetësore…por nuk mund të flitet nesër, sepse nesër është shumë vonë.

Ekskluzivisht per Tempora, dy javë më parë foli edhe gazetari i njohur Roberto Saviano: Organizatat kriminale janë aktivizuar në këtë drejtim, kanë nisur të shpërndajnë qese me ushqime në lagjet me të varfëra, po shpërndajnë para e për herë të parë japin para pa fajde, pra pa interes, me strategjinë që më pas të kërkojnë favore, të shtojnë rradhët e mbështetjes me njerëz, në vota në zgjedhje, pjesëmarrje të emrave në shoqëri kriminale.

Politika shqiptare nuk bën dot pa marrëdhënien me mafian.

Sa herë që unë flas del dikush në Shqipëri që thotë, “ne jemi kaq pak, jemi kaq vend i vogël, njihemi të gjithë me njërit-tjetrin, nuk besoj se është e vërtetë”. Por në të vërtëtë në Shqipëri bandat kriminale bëjnë punën e tyre.

Problemi i vërtetë në Shqipëri është politika. Çdo tender, cdo mundësi qoftë e vetme fitimi i nënshtrohet tutelës së familjeve të politikës, të interesave, miqve, pra e ngjashme si dhe në Itali. Me shumë mundësi , mendoj se problemi i politikës shqiptare është më kompleks se ai i mafias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat