Zvicra thotë se fëmijët e vegjël mund t’i përqafojnë gjyshërit

Evropë

Zvicra thotë se fëmijët e vegjël mund t’i përqafojnë gjyshërit

Më: 29 prill 2020 Në ora: 13:59
Foto ilustrim

Në të gjithë botën, të moshuarit janë ndarë nga nipërit e tyre si pjesë e distancës sociale për të parandaluar përhapjen e virusit.

Në Zvicër – e cila ka filluar të lehtësojë masat e saj të bllokimit – autoritetet thonë se konsiderojnë se tani është e sigurt për fëmijët nën moshën 10 vjeçare  të përqafojnë gjyshërit e tyre.

Shefi i sëmundjeve infektive në Ministrinë e Shëndetësisë, Daniel Koch tha që shkencëtarët kishin arritur në përfundimin se fëmijët e vegjël nuk e transmetojnë virusin, raporton BBC.

Zvicra ka regjistruar 1.699 vdekje të lidhura me koronavirusin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat