Sulm me thika afër Frankfurtit, plagosen katër kalimtarë

Evropë

Sulm me thika afër Frankfurtit, plagosen katër kalimtarë

Më: 29 prill 2020 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Katër persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë në Hanau të Gjermanisë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës.

Ndërkohë që policia ka arrestuar dy autorë të dyshuar për ngjarjen në fjalë.

Reuters shkruan se një grup prej 5 deri në 7 persona kanë goditur me thikë disa kalimtarë, ndërsa fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është rëndë për jetën.

Deri më tani nuk dihen asnjë detaje në lidhje me shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që pas hekurave janë një 23-vjeçar dhe një 29 vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat