Spanjë, autoritetet kërkojnë falje për spërkatjen e plazhit një ditë para lirimit të masave izoluese

Evropë

Spanjë, autoritetet kërkojnë falje për spërkatjen e plazhit një ditë para lirimit të masave izoluese

Më: 30 prill 2020 Në ora: 06:35
Ilustrim

Autoritetet në Spanjë kanë kërkuar falje pasi spërkatën një plazh me zbardhues në përpjekje për të mbrojtur fëmijët nga koronavirusi.

Zahara de los Atunes, fshat afër Cadiz, përdori traktorë për të spërkatur më shumë se 2 km (1.2 milje) plazh me një zbardhues një ditë para se Spanja të lejonte daljen e fëmijëve nga izolimi për herë të parë pas 6 javëve izolim.

Ambientalistët thonë se masa shkaktoi “dëmtim brutal” në ekosistemin vendor.

Kujtojmë që Spanja është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi ku deri më tani kanë humbur jetën 23 mijë e 800 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat