Kryeministri britanik mund të fillojë lehtësimin e masave nga java tjetër

Evropë

Kryeministri britanik mund të fillojë lehtësimin e masave nga java tjetër

Më: 30 prill 2020 Në ora: 18:50
Boris Johnson

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka premtuar të krijojë një “plan gjithëpërfshirës javën e ardhshme” për të rifilluar ekonominë.

Ai tha se kjo do të përfshijë një “menu të opsioneve” mbi atë se “si mund t’i rikthejmë fëmijët tanë në shkollë, në kujdesin e fëmijëve; dhe si mund të udhëtojmë për të punuar dhe ta bëjmë jetën në vendin e punës … me pak fjalë, si mund të vazhdojmë ta shtypim sëmundjen dhe të ri-aktivizojmë ekonominë”.

“Kemi shumë arsye për të shpresuar për një kohë të gjatë. Mbretëria e Bashkuar po udhëheq përpjekjet ndërkombëtare për të gjetur një vaksinë”, shtoi tutje i pari i legjislativit të qeverisë britanike.

Ai po i referohej partneritetit të Universitetit të Oksfordit me AstraZeneca që po tentojnë të zhvillojnë “atë që ata besojnë se së shpejti mund të jetë një mjet për të mposhtur këtë sëmundje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat