Rritet përdorimi i kanabisit në Holandë për shkak të coronavirusit

Evropë

Rritet përdorimi i kanabisit në Holandë për shkak të coronavirusit

Më: 30 prill 2020 Në ora: 22:10
Foto

Përdorimi i kanabisit është rritur në Holandë gjatë krizës së coronavirusit, thuhet në një studim të ri.

Sipas mediave të huaja, Instituti Holandez i Trimbos për Shëndetin Mendor dhe Varësisë, thotë se dy në pesë persona që përdorin kanabis po e pinë më shpesh që nga shpërthimi, për shkak të mërzisë.

Në bazë të hulumtimit bëhet e ditur se stresi dhe çështjet e tjera psikologjike gjithashtu luajtën rol.

Megjithatë pothuajse gjysma e pjesëmarrësve thanë se sasia e tyre e zakonshme nuk kishte ndryshuar, ndërsa një në 10 janë duke e përdorur më pak, madje disa e kishin ndalur.

Kanabisi është substancë e legalizuar në Holandë, dhe njerëzit lejohen të blejnë sasi të vogla për përdorim personal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat