Irlanda i zgjat masat e izolimit edhe për dy javë

Evropë

Irlanda i zgjat masat e izolimit edhe për dy javë

Më: 2 maj 2020 Në ora: 15:07
Irlanda

Irlanda i ka zgjatur masat kufizuese edhe për dy javë të tjera, deri më 18 maj, kur pritet të publikohet plani me pesë faza për dalje nga situata e tanishme.

Raportohet se plani i qeverisë për largimin e masave që janë marrë kundër koronavirusit përbëhet nga pesë faza dhe do të zgjasë tre muaj me lehtësim gradual të tyre.

Masat kufizuese në Irlandë janë shumë më të rrepta se në Britani të Madhe. Megjithatë, plani për lehtësimin e tyre jep shpjegime të qarta për hapjen e shkollave, dyqaneve dhe kufijve. Rreth 300,000 irlandezë jetojnë vetëm në Britani.

Kryeministri irlandez, Leo Varadkar, tha se përderisa lakorja e të vdekurve nga koronavirusi është rrafshuar, ende është shumë e rrezikshme që të lehtësohen masat, shkruan “The Guardian”.

“Përderisa mijëra jetë janë shpëtuar, ne ende nuk e kemi fituar këtë luftë”, tha ai, duke shtuar se dy javë të tjera të masave të rrepta janë të nevojshme për t’u siguruar që virusi nuk e ka më fuqinë për t’u kthyer.

Deri më tani, Irlanda i ka regjistruar 20,833 raste të infektimeve dhe 1,265 të vdekur nga Coronavirusi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat